Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hapet ekspozita “Rrugëtimi Astral” e Hekuran Sokolit

NULL NULL
12.06.2021 15:38

Një djalë me këmbë në tokë në përditshmëri ka nisur një rrugëtim yjor në artin e tij.

Të premten në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita e piktorit Hekuran Sokoli, “Rrugëtimi Astral”.

Ai punimet e kësaj ekspozite i ka bërë përmes teknikës vaj në pëlhurë, ku ka elemente mekanike si pasojë e përvojës së tij me shtypshkronjë por spikat edhe afiniteti i tij për të vënë në përdorim format gjeometrike për ta shprehur imagjinatën e tij.

Janë gjithsej 16 piktura të cilat vizitorët kanë mundësinë t’i sodisin, po edhe t’i shoshitin në kërkim të sihariqeve të mbjella nga Sokoli.

Kurator i kësaj ekspozite është Musa Kalaveshi, ndërkaq fotografitë e ekspozitës i kanë shkrepur Faton Ademi dhe Bleron Llugiqi.

lajme të ngjashme