Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hapet ekspozita kushtuar Adem Demaçit

NULL NULL
28.07.2016 16:48

Në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës,  mbështetur nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Instituti Albanologjik, ai i Historisë “Ali Hadri”, Ministria e Kulturës, sot në ambientet e Shoqatës së të Burgosurve Politikë u hap ekspozita kushtuar jetës dhe veprës së Adem Demaçit, e cila përmban një pjesë të fondit të fotografive, dokumente e  botime të mbledhura të veprimtarit.

Në këtë ekspozitë, e cila përkon me mbajtjen e Ditëve të Diasporës, morën pjesë ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati, kryetari i Shoqatës të të Burgosurve Politikë, Hydajet Hyseni, si dhe veprimtarë e qytetarë të tjerë.

Ekspozitën e hapi Meriman Braha, veprimtar i lëvizjes kombëtare, ish-i burgosur politik, i cili tha se ky aktivitet i dedikohet një figure emblematike të lëvizjes sonë kombëtare, Adem Demaçi.

Ky vit është viti shpallur si vit i Adem Demaçit, në 80-vjetorin e lindjes së tij dhe në shënim të gjithë veprimtarisë së tij patriotike, atdhetare, kombëtare, intelektuale, kulturore e  humanitare, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme