Hapet aplikimi për “Miss Kosova”, finalja në shtator NULL NULL 03.08.2016 14:43 03.08.2016 14:43 Spektakli “Miss Kosova”, edhe këtë vit do të përzgjedhë vajzën më të bukur të vitit e cila do t’i promovojë vlerat kulturore dhe turizmit në “Miss Universe”. Organizatorët kanë bërë me dije, se përveç kësaj, këtë vit “Miss Kosova”, do të ketë për temë trajtimi edhe vetëdijesimin e gruar për kancerin e gjirit. Edhe anëtarët e jurisë, do të jenë persona të cilët në një mënyrë, kanë kontribuar për vetëdijesimin dhe luftën kundër kancerit të gjirit tek femrat, duke përfshirë gratë që kanë ngritur zërin dhe kanë filluar iniciativa për mbrojtje e grave në përgjithësi. Gjatë këtij edicioni, nga organizatorët është njoftuar se do të ketë edhe përfaqësuese të bukurisë nga vendet e tjera të botës të cilat do t’i ndajnë eksperiencat e tyre me vajzat kosovare. “Pjesë e këtij edicioni, duke përkrahur do të jenë edhe 5 vajza përfaqësuese të bukurisë nga 5 vende të ndryshme të botës, të cilat së bashku me 200 vajza të tjera nga mbarë bota kanë hapur një fondacion në përkrahje të femrave të prekura nga kanceri i gjirit. Përveç që do të jenë pjesë e jurisë, këto vajza do të ndajnë me ne eksperiencën e tyre shumë-vjeçare në përkrahje të grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjirit”. Aplikimi për edicionin “Miss Kosova 2016” tashmë ka filluar dhe do të jetë i hapur deri me 15 gusht, ndërsa nata finale do të mbahet me 7-të shtator, në ambientet e televizionit Klan Kosova.