Incidenti në Miradi të Epërme: Dyshohet se nipi plagosi axhën pas konfliktit për pronë NULL NULL 16.07.2026 09:12 16.07.2026 09:12 Ende është në arrati i dyshuari për plagosjen në Miradi të Epërme të Fushës Kosovës. Ndërkaq, policia ka bërë të ditur se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. “Është raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar me armë zjarri kishte shtënë në drejtim të viktimës mashkull kosovar”. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se nipi e ka plagosur axhën e tij, pas një konflikti për pronë. Policia ka njoftuar gjithashtu se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës. “Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raport./Klankosova.tv Plagosja në Miradi të Epërme, dyshohet se të përfshirët janë familjarë