Hank Williams martohet me Brandin NULL NULL 12.09.2023 14:23 12.09.2023 14:23 Këngëtari 74-vjeçar u martua me të fejuarën e tij të shtunën, dhe njoftimi u bë në llogarinë e tij të radios në rrjetin social Facebook. “Ju lutemi përgëzoni zotëriun dhe zonjën Hank Williams Jr. Hank dhe Brandi u martuan më 9 shtator 2023 në Kishën Baptiste Enon në Banks, Alabama përpara një grupi të vogël familjarësh dhe miqsh, shkruhej aty. Hank Williams Jr. është fejuar një vit pas vdekjes së gruas Mary, edhe pse e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre kryesisht nën radar, raporton The People, transmeton Klankosova. Pas 32 vjetësh martesë, këngëtari i “Country State of Mind” humbi gruan e tij Mary Jane Thomas në mars 2022. Williams dhe Thomas kanë së bashku djalin muzikant Sam, 26 vjeç, si dhe një vajzën Katherine, e cila vdiq në një aksident automobilistik në qershor 2020 në moshën 27-vjeçare. Vendasja nga Luiziana ishte martuar më parë me Gwen Yeargain nga 1971 deri në 1977 dhe me Becky White nga 1977 deri në 1983, dhe martesa e tij me Brandin do të jetë e katërta.