Hamza zotohet se do t’i mbështesë prodhuesit vendor NULL NULL 31.01.2025 17:18 31.01.2025 17:18 Bedri Hamza Në vazhdën e takimeve me bizneset kosovare, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, zhvilloi një të tillë edhe sot. Kësaj radhe cak i takimeve ishte Gjakova, transmeton Klankosova.tv. Hamza u shpreh se do t’i mbështesë prodhuesit vendor. “I gjeni kudo produktet e freskëta të tyre, por unë sot erdha në Gjakovë për ta parë nga afër përkushtimin e punëtorëve për rritjen e zogjve. Industria e mishit të zogjve, pulave dhe vezëve ndikon drejtpërdrejtë në zinxhirin e furnizimit të ushqimit dhe krijon vende pune për qindra familje. Unë do t’i mbështes prodhuesit vendorë!”, ka shkruar Hamza.