Hamza: Prioriteti i imi kryesor në qeverisje është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik NULL NULL 12.12.2024 18:51 12.12.2024 18:51 Foto arkiv: Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza. Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka treguar se cili do të jetë prioriteti kryesor i tij nëse do të fitojë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Në DPT Fidani, ai ka thënë se pa pasë kushte të favorshme për sektorin privat nuk mund të ketë një shtet të fortë në aspektin e ekonomisë. “Prioriteti kryesor është zhvillimi i i qëndrueshëm ekonomik, dhe fokusi do të jetë të krijojmë një klimë dhe ambient të favorshëm për bizneset. Pa pasë një sektor privat të zhvilluar nuk mundemi me pasë një shtet të zhvilluar ekonomikisht”. “Masat që e bëjnë një biznes stabil janë edhe në pjesën edhe të politikave fiskale dhe financiare, pagesa e TVSh-së vazhdon ende të paguhet në kufi, bizsneset e paguajnë TVSh-në ende pa i shitur mallrat e tyre, kjo po i bjen se biznesi po e avancon shtetin po i paguajnë taksat në avancë ende pa i grumbulluar. Kjo është reformë shumë e rëndësishme, e ndikon shumë pozitivisht biznesin, ia rritë likuditetin biznesit, edhe ia ulë koston e punës biznesit”, ka thënë Hamza. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova NATO, central me gaz dhe amnisti fiskale - Premtimet kryesore të Ramush Haradinajt (VIDEO) 28 minuta më parë
Kosova Shkak i kushteve atmosferike, LDK-ja e shtyn prezantimin e projektit për Qendren e Skijimit në Brezovicë 13 orë më parë