Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamza insiston në premtimin e tij: Përkrahja për të gjitha kategoritë e luftës rritet për 50%

NULL NULL
17.01.2025 17:34
Bedri Hamza

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka insistuar edhe një herë për premtimin e tij në rritjen e përkrahjes deri në 50 për qind për të gjitha kategoritë e luftës.

Ai po ashtu tha se veteranët nuk do të kenë më nevojë të zgjedhin mes pagës dhe pensionit, sepse do t’u mundësohet ta mbajnë vendin e punës dhe në të njëjtën kohë ta gëzojnë pensionin e merituar, transmeton Klankosova.tv.

“Atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë do t’u ofrohen mundësi më të mira dhe të ardhura më të larta. Përkrahja për të gjitha kategoritë e luftës do të rritet për 50%. Po ashtu, veteranët nuk do të kenë më nevojë të zgjedhin mes pagës dhe pensionit, sepse do t’u mundësohet ta mbajnë vendin e punës dhe në të njëjtën kohë ta gëzojnë pensionin e merituar”, ka shkruar Hamza në Facebook.

lajme të ngjashme