Hamza ftesë të qartë grave të Prizrenit: Kërkoni me këmbëngulje atë që iu takon NULL NULL 26.01.2025 15:54 26.01.2025 15:54 Bedri Hamza në Prizren Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza sot u takua me gratë e Prizrenit. Hamza thotë se gratë mbajnë mbi supe barrën e shumë përgjegjësive dhe demokracia e Kosovës ka legjitimitet më të madh kur ato marrin pjesë masivisht në zgjedhje, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu, ai u bëri një ftesë të qartë këtyre grave. “Gratë mbajnë mbi supe barrën e shumë përgjegjësive dhe demokracia jonë ka legjitimitet më të madh kur ato marrin pjesë masivisht në zgjedhje”. “Ftesa ime është e qartë: kërkoni me këmbëngulje atë që iu takon, që nga kutitë e votimit deri te mundësitë që ofron një qeverisje e mirë”, ka shkruar Hamza. “Edhe mesazhi im është i qartë: Kosova është mirë kur Ma Mirë janë krejt vajzat dhe gratë e Kosovës. PDK131”.