Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamiti: Qeveria Kurti, më e korruptuara ndonjëherë që ka pasur Kosova (VIDEO)

NULL NULL
19.06.2025 07:40

Ish-ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti, pati kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti.

Hamiti mbrëmë në Edicionin Special në Klan Kosova tha se kjo qeveri është më e korruptuara që e ka pasur ndonjëherë Kosova.

“Kemi një deputet që e drejton Qeverinë e Kosovës, ky është Albin Kurti. Nënkryetari i Qeverisë, zëvendëskryeministri ishte në prokurori, për aferën e radhës, nga shumë afera korruptive. Kjo është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova në këto vite, pa asnjë dyshim. Me korrupsion, nën sanksione, me paralizë shoqërore, ekonomike e politike. Kjo  është gjendja e Kosovës sot”, deklaroi ai në Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.