Çitaku përsërit: VV po e mban peng shtetin, të reflektojë NULL NULL 19.06.2025 10:59 19.06.2025 10:59 Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku, është deklaruar pas dështimit të 34-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Çitaku para mediave ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po e mban peng shtetin, njofton Klankosova.tv. Sipas saj, kjo për t’ia bërë një nder kandidatës së propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Sekretarja e PDK-së i bëri thirrje VV-së që të reflektojnë e të sjellin një zgjidhje që është përgjegjësi e tyre. Ajo sërish përmendi faktin se partia e cila fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit i ka edhe 40 opsione tjera për kryetar të Kuvendit, që mund ta kishin edhe mbështetin e PDK-së.