Hamilton i pari në Itali, Vettel vetëm i katërti NULL NULL 02.09.2018 17:16 02.09.2018 17:16 Lewis Hamilton ka arritur të triumfojë pas 53 xhirove në Çmimin e Madh në Itali duke arritur të lë mbrapa Kimi Rikkonen kështu duke zgjatur garën dramatike për titull. I treti në këtë garë u radhitë Valtteri Bottas i Mercedes, kurse pas tij ishte Sebastin Vettel i Ferrarit, transmeton Klan Kosova. Max Verstappen i Reb Bull dhe Romain Grosjean ndanë pozitat pesë dhe gjashtë. Në renditjen e përgjithshme Hamilton mbetet i pari dhe kalon në kuotën e 256 pikëve kurse gjermani Vettel në pozitën e dytë ka 226 pikë, kështu duke vazhduar lufta mes tyre për pozitën e parë.