Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamasi thotë se nuk ka kuptim të zhvillohen bisedime për armëpushim, pasi Izraeli planifikon të pushtojë gjithë Gazën

NULL NULL
06.05.2025 11:34

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë se nuk ka “kuptim” për bisedime të mëtejshme mbi një armëpushim të ri në Gaza dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve,

Sipas tij, krejt kjo pasi Izraeli miratoi një ofensivë të zgjeruar që mund të përfshijë marrjen nën kontroll të të gjithë territorit palestinez për një kohë të pacaktuar.

Bassem Naim i tha BBC-së se grupi i armatosur nuk do të angazhohej me propozime të reja ndërsa Izraeli vazhdonte “luftën e tij të urisë”.

Të hënën, ushtria izraelite tha se qëllimi i operacionit “në shkallë të gjerë” ishte kthimi i pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe “mposhtja e tij vendimtare”, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarët izraelitë thanë se ajo do të përfshinte “pushtimin” e Gazës, zhvendosjen e shumicës së popullsisë së saj dhe marrjen e kontrollit të ndihmës pas një bllokade dymujore që OKB-ja thotë se ka shkaktuar mungesa të mëdha ushqimore.

lajme të ngjashme