Hamasi thotë se me emirin e Katarit shqyrtuan “masat e nevojshme” për garantimin e armëpushimit NULL NULL 06.05.2024 21:52 06.05.2024 21:52 Arkiv: Trupat e Hamasit Shefi i Hamasit Ismail Haniyeh shqyrtoi me emirin e Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani “masat e nevojshme” për të garantuar zbatimin e propozimit të armëpushimit, tha Hamasi në një deklaratë. Hamasi më herët tha se kishte pranuar një propozim nga ndërmjetësuesit egjiptianë dhe të Katarit pas disa javësh bisedimesh për fillimin e një marrëveshjeje për një pauzë të përkohshme të luftimeve dhe lirimin e pengjeve në Izrael. Megjithatë, duket se diskutimet janë ende duke u zhvilluar dhe Izraeli nuk është drejtpërdrejt në tryezë për momentin. SHBA po thotë gjithashtu se “nuk dëshiron të ecë përpara procesit”, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.