Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamasi ndan ndjenjat e trishtimit dhe dhimbjes pas vdekjes së presidentit iranian

NULL NULL
20.05.2024 09:28
Foto ilustruese e flamurit të Hamasit

Grupi militant palestinez, Hamasi ka reaguar pas lajmit tw vdekjes sw presidentit iranian, Ebrahim Rais dhe ministrit të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian.

Një deklaratë e publikuar në faqen zyrtare të Hamasit thotë se grupi ka “ndarë ndjenjat e trishtimit dhe dhimbjes me popullin vëlla iranian” dhe “solidaritetin tonë të plotë” me Iranin, shkruan Klankosova.tv.

Irani – një armik i betuar i Izraelit që nga Revolucioni Islamik i tij i vitit 1979 – ka shpenzuar vite duke ndërtuar forca përfaqësuese në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Hamasin duke e mbështetur atë me fonde, armë dhe trajnime, raporton BBC.

Deklarata e grupit përshkruan ata që humbën jetën në rrëzimin e helikopterit si “një grup prej udhëheqësve më të mirë iranianë që kishin një udhëtim të gjatë në rilindjen e Iranit”.

Grupi gjithashtu bën homazhe për “solidaritetin” që ata treguan për çështjen palestineze.

lajme të ngjashme