Hamasi i shqetësuar pas rrëzimit të helikopterit të presidentit iranian NULL NULL 19.05.2024 22:28 19.05.2024 22:28 Foto ilustruese e flamurit të Hamasit Hamasi ka lëshuar një deklaratë pas rrëzimit të helikopterit të presidentit iranian. Grupi militant, i cili është i vendosur në Gaza, por i mbështetur nga Irani, tha se po ndiqte raportet për incidentin me “shqetësim të madh”, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv. Duke e përshkruar incidentin si “të dhimbshëm”, grupi tha se ishte në “solidaritet të plotë” me Iranin. “Ne i kërkojmë Zotit të Plotfuqishëm që të mbrojë presidentin iranian dhe delegacionin e tij shoqërues dhe ta mbajë popullin vëlla iranian larg çdo të keqeje”, shtoi ai.