Hallet e pacientëve: 7 muaj pritje për rezonancë magnetike (VIDEO) NULL NULL 25.05.2026 20:17 25.05.2026 20:17 Në Pejë dhe Prizren, po. Por jo edhe në QKUK. Aparatura më e re Rezonancës Magnetike e cila është e vendosur në Spitalin e ri të Fëmijëve në QKUK nuk u ble nga shteti, por është siguruar nga donatori që edhe e ka ndërtuar këtë objekt të ri. Mirëpo, pesë pasjisjet e MRI-së për diagnotikë nuk janë në funksion. Në QKUK, nga tri sa janë, punojnë vetëm dy prej tyre, madje jo plotësisht. Ajo në Onkologji ndonëse pajsije e vjetër, nuk punon fare. Kurse, ajo në Neurologji operon e mangët, ngase MRI-ja e abdomenit nuk bëhet. Si e tillë, listat e pritjes tashmë kanë shkuar në 7 muaj. Rezonanca Magnetike është pajisje më e avancuar që shërben për diagnostikimin të sëmundjeve dhe patologjive të ndryshme. Televizioni lidhur më këtë cështje ka dërguar pyetje edhe në QKUK dhe te Ministria e Shëndetësisë, por pa ndonjë koment nga ana e tyre deri në realizimin e kronikës gjatë ditës.