Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Hallakamë” në Ligën e Parë, lufta për Superligë më e ashpër se kurrë

NULL NULL
23.02.2026 12:11

Liga e Parë e Kosovës po vazhdon me rivalitet të madh në luftën për promovim në elitë të futbollit tonë.

Në krye të tabelës ndodhet KF Vushtrria me 44 pikë, duke mbajtur pozitën e parë.

Pas saj renditen Dinamo Ferizaj me 44 pikë dhe KF Feronikeli me 43 pikë, duke bërë që lufta për kreun të jetë shumë e fortë.

Një faktor që mund të ndikojë në renditje është edhe fakti se Trepça ’89 ka një ndeshje më pak të zhvilluar, raporton Klankosova.tv

Mitrovicasit sot nga ora 13:00 do të përballen me Tefik Çanga, ballafaqim ky që mund t’i afrojë shumë me vendet e para nëse arrijnë rezultat pozitiv.

Në vendet e sipërme të tabelës ndodhen edhe Liria dhe Trepça, të cilat vazhdojnë të jenë në garë për pozitat që sigurojnë promovimin.

Sezoni në Ligën e Parë pritet të vendoset vetëm në javët e fundit, pasi diferenca mes skuadrave është shumë e vogël dhe çdo pikë mund të jetë vendimtare.

lajme të ngjashme