Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hajni i veturave lë gjurmë edhe në Pejë, pas Lipjanit, Podujevës dhe Gjilanit (VIDEO)

NULL NULL
25.07.2025 23:42

Një person dyshohet se ia mësyu disa qyteteve të vendit për të bërë vjedhje.

Qytetarë të ndryshëm kanë kontaktuar redaksinë e Klan Kosova, duke pohuar se i njëjti person u ka vjedhur apo dëmtuar veturat.

Rasti i parë është raportuar nga një qytetar nga Lipjani, i cili ka deklaruar se vetura e tij është vjedhur.

Pas këtij rasti, qytetarë nga Podujeva dhe Gjilani kanë shprehur dyshime të ngjashme, duke thënë se personi në fjalë u ka shkaktuar dëme materiale.

Për më tepër, një qytetar nga Peja ka dërguar pamje në redaksi, ku shihet një veturë e dëmtuar rëndë, me xhama të thyer.

Sipas tij, personi që dyshohet për rastet e mëparshme, së bashku me një tjetër, e kanë demoluar veturën duke përdorur një automjet të tipit “Golf 8”.

Pejani shtoi se rastin e ka raportuar edhe në polici. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme