Hajni i hyri në shtëpi zyrtarit të AKI-së, i vodhi armën dhe dokumentet personale NULL NULL nga Ermir Istrefi 25.02.2024 15:46 nga Ermir Istrefi 25.02.2024 15:46 Shtëpia e një zyrtari të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka qenë cak i një vjedhjeje në Prizren. Nga burimet e Klankosova.tv, mësohet se atij i është vjedhur çanta, ku brenda saj kishte armën zyrtare, dokumente personale, dhe ID-në e AKI-së. Ky rast është bërë i ditur edhe në raportin 24-orësh të policisë, ku aty thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:55, por pa u përmendur se viktima është zyrtar. Rasti i cili u cilësua “Vjedhje e rëndë”, është duke u hetuar, tha policia.