Hajnat ia vjedhin çantës një gruaje në Zveçan NULL NULL 25.07.2026 08:41 25.07.2026 08:41 Një grua ka raportuar në Polici se persona të panjohur i kanë vjedhur çantën e krahut në rrugën “Karagjorgjeva” në Zveçan. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 korrik, rreth orës 18:00. Në çantë, sipas ankueses, kishte dokumente personale dhe para. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. “Rr. Karagjorgjeva, Zveçan 24.07.2026 – 18:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur çantën e krahut, në të kishte dokumente personale dhe para. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”.