Hajnat ia mësyjnë xhamisë në Ferizaj NULL NULL 05.08.2024 10:48 05.08.2024 10:48 Arkiv: Xhamia në Muhoc të Ferizajt Të dielën është raportuar në polici, se dy të dyshuar të panjohur të premten kanë dëmtuar dy dritare e pastaj kanë depërtuar në një xhami në Muhoc të Ferizajt. Sipas raportimit, të dyshuarit pastaj kanë hequr nga rrjeti elektrik kamerat e sigurisë. Rasti është cilësuar “Vjedhje e rëndë në tentativë”, dhe po hetohet, shkruan në raportin 24-orësh të policisë, përcjell Klankosova.tv.