Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Vushtrri, vjedhin shumë gjëra

NULL NULL
06.02.2024 09:52

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Druar të Vushtrrisë.

Rastin në polici e ka lajmëruar pronari i shtëpisë i cili pasi është kthyer nga Perëndimi ka vërejtur se persona të panjohur kanë vjedhur orendi shtëpiake dhe pajisje amvisërie e gjësende tjera, si dhe kanë shkaktuar disa dëme nëpër shtëpi.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në raportin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme