Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hajdari e Asllani “detyrojnë” Hanche-Olsen të shënojë autogol (VIDEO)

NULL NULL
21.11.2025 21:52

Hoffenheimi është duke avancuar 0-1 ndaj Mainzit në kuadër të ndeshjes hapëse të xhiros së 11-të në Bundesligën gjermane.

Golin e avantazhit për Hoffenheimin e shënoi lojtari i Mainzit, Andreas Hanche-Olsen.

Mirëpo, gjithçka nisi dhe “përfundoi” nga super-dyshja kosovare, Albian Hajdari dhe Fisnik Asllani.

Hajdari nisi një aksion nga mbrojtja, për t’ia kaluar topin Wouter Burgerit, i cili harkoi për Asllanin në minutën e 9-të, por që para këtij të fundit, topin me kokë e goditi Hanche-Olsen, në tentim që ta largojë atë.

Por, topi përfundoi në rrjetën e ekipit të tij.

Hoffenheimi me këtë rezultat është në pozitën e tretë, me pikë të barabarta me Leipzigun në vendin e dytë, e 6 më pak se Bayerni në vendin e parë, por që të dy këto ekipe kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme