Hailey Baldwin mezi po pret të bëhet nënë NULL NULL 03.01.2019 11:00 03.01.2019 11:00 Fëmijët janë padyshim në planet e Hailey Baldwin dhe Justin Bieber. “Të dy duan të krijojnë familje dhe janë shumë të entuziazmuar për kapitullin e ri të jetës së tyre të përbashkët. Hailey mezi po pret të bëhet nënë”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për revistën Us Weekly. Modelja 22 vjeçare kishte folur për entuziazmin e saj për ta krijuar një familje me këngëtarin 24 vjeçar. “I dua jashtëzakonisht shumë fëmijët. Mund të them se kjo tash është një realitet më i afërt”, kishte thënë ajo për revistën Vogue Arabia, të muajit dhjetor. Por megjithatë mos pritni që ata ta zgjerojnë familjen e tyre së shpejti pasi modelja ka shtuar se ajo dhe bashkëshorti i saj – çifti janë martuar në muajin shtator – megjithatë nuk kanë plane specifike që të kenë fëmijë “së shpejti”.