Hailey Baldwin mban me krenari mbiemrin e burrit në kapele NULL NULL 28.03.2019 15:00 28.03.2019 15:00 Hailey Baldwin dhe Justin Bieber po vazhdojnë ta mbështesin njëri-tjetrin dhe martesën e tyre! Dy ditë pasi këngëtari 25 vjeçar iu përgjigj fansave që po e godasin bashkëshorten e tij në rrrjetet sociale, Baldwin është parë në West Hollywood – duke iu kujtuar të gjithëve për mbiemrin e saj të ri. 22 vjeçarja e cila është fotografuar derisa po largohej nga një klasë e pilates nuk ka treguar vetëm format e saj trupore e veshur me sutjena sportive dhe pantollona të shkurtra, por edhe e ka e festuar dashurinë e saj. Modelja kishte vënë në kokë një kapele të zezë ku ishte i shkruar mbiemri i bashkëshortit të saj me shkronja ngjyrë ari [Bieber] derisa në fotografitë e shkrepura vihet re shumë mirë edhe unaza e martesës. Ky veprim i ëmbël i Baldwin erdhi pasi reagimeve të Bieber që i është kundërpërgjigjur një fansi. Ylli i muzikës pop kishte postuar një fotografi të bashkëshortes së tij e cila shihej e shtrirë në shtrat e veshur me një bluzë të bardhë dhe të brendshme sexy. Në këtë fotografi, një nga fansat e tij e la një koment duke nënkuptuar që Bieber nuk e do bashkëshorten e tij, por e do akoma ish të dashurën e tij. “Ti nuk e dashuron Hailey. Ti je martuar me të vetëm për inatin e Selena Gomez”. Bieber edhe pse nuk bën shumë komente për lidhjet e kaluara të dashurisë duket se këtë herë ka dashur që t’i mbyllë të gjitha fjalët jo të mira për bashkëshorten e tij me të cilën është martuar në muajin shtator të vitit 2018. “Ti je i papjekur. Fakti se ke një llogari në Instagram për të na goditur mua dhe bashkëshorten time është krejtësisht absurd. Pse do t’ia dedikoja jetën time dikujt vetëm për inatin e një ish të dashure?”. “Unë absolutisht e kam dashur dhe e dua Selenën. Ajo gjithmonë do të ketë një vend në zemrën time, por unë jam kokë e këmbë i dashuruar me gruan time dhe ajo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë”. View this post on Instagram Tell ‘em, @justinbieber. #CommentsByCelebs A post shared by Comments By Celebs (@commentsbycelebs) on Mar 26, 2019 at 7:18am PDT Bieber tutje ka thënë se fansat pavarësisht se mendojnë se e dinë jetën e tij nuk mund t’i japin atij këshilla për partnerin e jetës dhe as të sulmojnë njerëzit e tij të dashur. “Kam parë shumë njerëz që thonë gjëra të tilla dhe nuk do t’i përgjigjem më asnjë mesazhi të tillë sepse nuk dua të shpenzoj energji me mesazhe të tilla ‘ai shkon gjithmonë prapë te Selena’ ose ‘Selena është më e mirë për të’. Ju nuk e keni idenë se si është jeta ime dhe çfarë është mirë për mua”, ka thënë ai.