Gyokeres firmos me Arsenalin NULL NULL 26.07.2025 19:32 26.07.2025 19:32 Sulmuesi suedez Viktor Gyökeres ka firmosur kontratën e tij si lojtar i ri i Arsenalit, pasi përfundoi me sukses testet mjekësore ditën e sotme. Marrëveshja është tani e përfunduar dhe pritet vetëm njoftimi zyrtar nga klubi londinez. Gyokeres do të mbajë fanellën me numrin 14, një numër historik për tifozët e “Topçinjve”. Ky transferim pritet të forcojë dukshëm repartin ofensiv të skuadrës së Mikel Artetës për sezonin vijues.