Guvernatori i Marylandit për familjet e viktimave: “Zemra më thyhet për ta” NULL NULL 27.03.2024 13:21 27.03.2024 13:21 Ura e shembur në Maryland, ShBA Guvernatori i Marylandit në ShBA, Wes Moore, ka folur për CBS News lidhur me shembjen e urës gjatë ditës së djeshme dhe viktimat e shkaktuara nga kjo. Në një intervistë të drejtpërdrejtë, Moore konfirmon se autoritetet janë ende në kërkim të gjithsej gjashtë individëve të zhdukur, të gjithë të cilët besohet të jenë kontraktorë që po punonin në urë kur ajo u shemb. Ai u ofron mbështetje familjeve të viktimave, të cilët dje “morën lajmin më të keq që mund të merrnin”. “Më thyhet zemra për ta”, thotë ai, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Moore shton: “Këta ishin baballarë, këta ishin bij dhe këta ishin burra dhe njerëz mbi të cilët mbështeteshin familjet e tyre”.