Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Guterres: Ofensiva e Rafahut do të vendoste “gozhdën e fundit në arkivol” për programet e ndihmës në Gaza

NULL NULL
26.02.2024 16:53
Foto nga Arkivi
Shefi i OKB-së, Antonio Guterres

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres ka paralajmëruar se një sulm i plotë izraelit në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, do të kishte pasoja shkatërruese.

Duke e përshkruar qytetin si thelbin e operacionit të ndihmës humanitare, ai tha se ofensiva e Rafahut do të vendoste “gozhdën e fundit në arkivol” për programet e ndihmës në Gaza, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Një ofensivë gjithëpërfshirëse izraelite në qytet jo vetëm që do të ishte e tmerrshme për më shumë se një milion civilë palestinezë të strehuar atje, por do të vendoste gozhdën e fundit në arkivolin e programet tona të ndihmës”, ka thënë ai.

Guterres përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për një armëpushim humanitar dhe “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve”.

lajme të ngjashme