Guardiola: Nuk jam këtu për t’i dhënë këshilla Artetës NULL NULL 27.02.2026 15:37 27.02.2026 15:37 Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është pyetur se si duhet përballuar presionin kur është koha për të fituar titullin e parë në Premier Ligë. Ai pati një përgjigje pikante si përherë: “Nuk jam këtu për t’i dhënë këshilla Mikelit!” Ai iu referua ish-ndihmësit të tij, Mikel Artetës, i cili po kërkon titullin e parë të Anglisë si kryetrajner i Arsenalit, teksa edhe sivjet ka përballë si rival direkt, Guardiolën që është stërdëshmuar me tituj.