Guardiola: Mund të ecim tutje NULL NULL 12.05.2015 17:35 12.05.2015 17:35 Kalimi në finale nuk duket i pamundur për trajnerin bavarez, ani pse ndeshjen e parë e humbi me rezultat 3-0. Bayern Munchen sonte në “Allianz Arena” pret Barcelonën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League. Megjithëse ndeshja e parë përfundoi me rezultat 3-0, trajneri i bavarezëve Pep Guardiola mendon se rezultati mund të përmbyset. Këtë ai e mbështeti në kthimin që bëri Bayern në ndeshjen e dytë kundër Portos. “Ne do të provojmë të gjitha shanset tona, sepse asgjë nuk është e pamundur për një skuadër siç është Bayerni. Jam krenar më lojtarët e mi dhe besoj se mund ta përmbysim rezultatin”, ka deklaruar Guardiola. Bayern ka dështuar dy vitet e fundit, nën drejtimin e Guardiolas, të prekë finalen. Vitin e kaluar ishte Real Madrid që e ndali me rezultat të përgjithshëm 5-0.