Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë NULL NULL 18.06.2026 09:33 18.06.2026 09:33 Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, ku të dyja palët dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëra-tjetrën. “Të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor dhe pastaj, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e Policisë.