Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruda i bindur: Ky Kuvend e ka kryer mandatin e vet, s’kthehet më! (VIDEO)

NULL NULL
18.03.2026 19:32

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka deklaruar se Kosova nuk është në një krizë kushtetuese, por sipas tij, në një krizë politike.

Në emisionin “DPT te Fidani”, ndër të tjera, deputeti theksoi se Kuvendi i legjislaturës së X-të, nuk kthehet më, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa sa i përket një takimi me kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së Bedri Hamza, Gruda pohoi edhe një herë se i pari i partisë ku ai bën pjesë, nuk takohet me shefin e qeverisë pa dalë vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së shpërndarjes së Kuvendit.

“Unë mendoj që ky Kuvend e ka kryer mandatin e vet, ky Kuvend nuk kthehet më. Kurti i ka thirrur në takim krerët e partive opozitare, kryetari ynë, zotëri Hamza është përgjigjur dhe ka thënë që nuk takohet pa dalë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Unë jam i bindur që pas vendimit do të konfirmohet që ky Kuvend nuk ekziston më. Kuvendi është shpërnda, dhe ka ndodhur në rrugë kushtetuese”, tha ai në Klan Kosova.

lajme të ngjashme