Gruaja serbe nga Mali i Zi humb pa gjurmë në Manastirin e Graçanicës NULL NULL 27.12.2024 10:46 27.12.2024 10:46 Foto ilustruese Raportohet se një femër serbe, shtetase e Malit të Zi, mbrëmë ka humbur pa gjurmë nga Manastiri i Graçanicës. Sipas policisë, viktima ka qëndruar në manastir që nga muaji shkurt 2024, dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj, transmeton Klankosova.tv. Sipas dëshmitares, në dhomën ku ka qëndruar viktima janë gjetur dokumentet personale të saj. Pas konsultimit me prokurorin, është iniciuar rasti dhe hetimet janë në vazhdim, thuhet në raportin e policisë.