Gruaja lind binjaket, duke luajtur “Pokemon Go” NULL NULL 05.08.2016 12:00 05.08.2016 12:00 Një grua shtatzënë, të cilës i kishte kaluar koha e lindjes për një muaj, ka thënë se ka arritur të lindë duke luajtur lojën e famshme Pokemon Go. Amer Wilde, tani nënë e dy vajzave binjake, ka provuar disa forma natyrale për të lindur fëmijët e saj, duke hëngër ananas dhe duke u ulur në një top, pasi që donte që të lindte në mënyrë natyrale. Kur asgjë s’po funksiononte, ajo ka vendosur që të dalë e të luajë Pokemon Go, lojë kjo që përfshinë ecjen rreth e përqark për të kapur me telefon krijesat e vogla vrituale të quajtura “pokemon”. 27 vjeçarja ka vazhduar të luajë edhe në spital, pasi i kishin filluar dhimbjet e lindjes, dhe më pas solli në jetë Embla’n dhe Olympia’n, dy ditë më vonë.