Gruaja kiliane bëhet e para që noton 2.5 kilometra në Antarktidë NULL NULL 10.02.2023 22:49 10.02.2023 22:49 Një notare kiliane është bërë personi i parë që ka notuar 2.5 kilometra nëpër ujërat e ftohta të Antarktidës. Bárbara Hernández, 37 vjeçe, notare në ujëra të hapura, arritjet e së cilës përfshijnë një rekord botëror Guinness për notin më të shpejtë të kilometrave të oqeanit përmes Drake Passage në Kilin jugor, veshi vetëm një kostum banje standarde kur u fut në ujë. Hernández tha se noti i saj, që besohet të jetë një rekord i ri botëror për notin më të gjatë në Antarktidë, kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën për të mbrojtur ujërat e Antarktidës. “Jam shumë e lumtur dhe kaq e lehtësuar që gjithçka shkoi mirë. Të notosh në Antarktidë ka qenë një ëndërr që e kam pasur prej vitesh dhe pjesë e ambicies sime të gjatë për të notuar në pjesë të të shtatë oqeaneve të botës. Fizikisht përvoja ka qenë tepër e ashpër, por gjithçka ia vlen nëse mesazhi për nevojën për veprim urgjent për të mbrojtur këto ujëra të mahnitshme arrin te vendimmarrësit”, tha Hernández në një njoftim për shtyp.