Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruaja e Justin Bieber lëshohet nga spitali, kishte sëmundje të trurit

NULL NULL
13.03.2022 18:25

Modelja e njohur, Hailey Bieber, është kthyer në shtëpinë e saj, pasi është lëshuar nga spitali ku ishte e shtrirë.

Gruaja e këngëtarit të famshëm, Justin Bieber, ishte duke u kuruar për pak ditë pasi kishte një sëmundje të trurit.

Ajo ishte duke marrë ndihmë mjekësore në Palm Springs nga fillimi i kësaj jave. Bieber u shtrua në spital pasi kishte një mpiksje gjaku në trurin e saj.

“Tani jam në shtëpi dhe jam mirë, u jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese të gjithë mjekëve dhe infermierëve të mrekullueshëm që u kujdesën për mua!”,ka thënë Bieber në një deklaratë të lëshuar për media, të shtunën, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme