Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet se po vendoste rroba në ballkon NULL NULL 26.11.2024 13:47 26.11.2024 13:47 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier, ku një grua ka rënë nga kati i shtatë i një banese në lagjen Apollonia. Sipas Top Channel, gruaja ende kishte shenja jete. Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit, por gruaja rreth 70 vjeç, ka ndërruar jetë. Dyshohet se viktima ka qenë duke vendosur rroba në ballkon kur ka rënë aksidentalisht.