Griffiths pas vrasjes së palestinezëve që po prisnin për ndihna: Gaza ka ende aftësi të na trondisë NULL NULL 29.02.2024 17:27 29.02.2024 17:27 Foto nga arkiva. Shefi i ndihmave të Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, ka reaguar pas raportimeve se më shumë se 100 njerëz u vranë dhe qindra u plagosën në Gaza teksa po prisnin për ndihma. Ai u shpreh se edhe pas kaq kohe luftë, Gaza ende ka aftësi të na trondisë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. “Edhe pas gati pesë muajsh armiqësish, Gaza ka ende aftësinë të na tronditë. I tmerruar nga vrasja dhe plagosja e raportuar e qindra njerëzve gjatë një transferimi të furnizimeve ndihmash në perëndim të qytetit të Gazës”, është shprehur ai.