Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Grida Duma lë mandatin: “Të qëndroja me ‘sikur’ nuk funksionon për ndërgjegjen time”

NULL NULL
08.11.2022 10:53

Grida Duma ka njoftuar se do të dorëzojë mandatin e deputetit.

“Mendoj se fatet personale duhet të konsiderohen kur shkojnë në një kah me fatet e njerëzve që përfaqësojmë. Më e thjeshta për mua do të ishte të kisha qëndruar, të prisja të ndodhin dështimet që disa i parashikojnë, të vegjetoja, të bëja sikur nuk i shihja problemet e brendshme. Por, unë nuk i jam larguar kurrë përgjegjësisë”, tha Duma në një konferencë për shtyp, shkruan a2news, transmeton Klan Kosova.

Sipas saj, “maksimizimi i forcës së Partisë Demokratike nuk ka ndodhur”.

“Të qëndroja me sikur nuk funksionon për ndërgjegjen time. Mund të rehatohesha në komoditete personale, por duhet të bëjmë më shumë për fitoren reale”, theksoi Duma.

lajme të ngjashme