Greqia rrit pagën minimale në 920 euro NULL NULL 26.03.2026 15:47 26.03.2026 15:47 Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi një rritje të pagës minimale në 920 euro bruto, që do të hyjë në fuqi më 1 prill, gjatë një takimi të Këshillit të Ministrave. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, shkruan Ansa, transmeton KlanKosova.tv. Kjo pagë përfaqëson një rritje prej 40 eurosh krahasuar me pagën minimale të mëparshme. Qëllimi i qeverisë, siç është vendosur nga kryeministri, është të arrijë 950 euro deri në vitin 2027, vitin në të cilin përfundon mandati i dytë i Mitsotakis. “Në një kontekst kaq kompleks, forca kombëtare (…) duhet të mbështetet nga stabiliteti dhe uniteti i brendshëm”, deklaroi kryeministri grek.