Grenell: Ndarja e Kosovës nuk është diskutuar në praninë time (VIDEO) NULL NULL 07.03.2020 16:49 07.03.2020 16:49 Richard Grenell ka reaguar ndaj deklaratës së profesorit amerikan, Edward Joseph, i cili ka thënë se qëllimi i Thaçit, Vuçiqit dhe Grenellit është që të arrihet marrëveshja e cila përfshin edhe ndarjen e Kosovës. Në llogarinë e tij të Twitter-it, i Deleguari Special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi shkroi: “Lajm i rremë. Kjo asnjëherë nuk është diskutuar në praninë time. Edward Joseph këtu është treguar i pamatur”. Profesori në fjalë e kishte dhënë këtë deklaratë gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, edicion në gjuhën serbe. Fake News. This has never been discussed in my presence. @edwardpjoseph is reckless here. https://t.co/HL0T5sHSVc — Richard Grenell (@RichardGrenell) March 7, 2020