Gratë që lindin në dimër më të prekura nga depresioni NULL NULL 27.09.2018 23:00 27.09.2018 23:00 Gratë që lindin gjatë periudhës së dimrit janë më të rrezikuara nga depresioni pas lindjes ka treguar një studim i realizuar së fundmi. Ato gra që hyjnë në tremujorin e fundit të shtatzënisë në periudhën kur orët me dritë natyrale gjatë ditës janë më të pakta, kanë gjase për 29% më shumë që të vuajnë nga çrregullimi mendor. Drita e diellit besohet se nxitë prodhimin e hormonit serotonin, i cili ngritë disponimin e njeriut dhe u ndihmon atyre që të ndjehen të qetë. Ndryshimi nga ditët e gjata të verës në ditët e shkurta gjatë dimrit mendohet se nxitë depresionin tek nënat në pritje.