Graqanicë: Dyshohet se shkaktoi aksident të qëllimshëm, arrestohet një person NULL NULL 03.05.2024 09:36 03.05.2024 09:36 Arrestimi. Foto ilustruese. Një person në Graqanicë është arrestuar pasi dyshohet se me qëllim ka goditur veturën e viktimave femër dhe mashkull. Gjatë aksidentit, viktimat kanë pësuar lëndime dhe pastaj kanë pranuar tretman mjekësor. Ngjarja ka ndodhur të enjten, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë, përcjell Klankosova.tv. Rasti është cilësuar “Vrasje në tentativë”.