Graçanicë: Dy personave u vidhen paratë e pazarit, rasti nën hetime NULL NULL 29.12.2024 08:34 29.12.2024 08:34 Foto ilustruese e vjedhjes së veturës. Dy burra kanë raportuar në polici se derisa ishin në punë në Graçanicë, persona të panjohur iu kanë vjedhur paratë e pazarit. Policia lidhur me rastin ka nisur hetimet, transmeton Klankosova.tv. “Dy ankues m/k, punëtorë kanë informuar se persona të pa njohur me forcë kishin hapur automjetin e punës dhe kishin vjedhur një çantë, në të cilën kishte shumë të konsiderueshme të parave. Sipas ankueseve, parat ishin pazari i mbledhur nga furnitorët. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.