Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Grabitje në Zajm të Klinës, dyshohet se hajnat vodhën mbi 20 mijë euro

NULL NULL
13.07.2026 10:51
Grabitje
Foto ilustruese

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Zajm.

Dyshohet se disa persona kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme të parave nga një biznes atje.

Si rast, ngjarja është konfirmuar edhe nga Policia.

Sipas informacioneve që ka Klankosova.tv dyshohet se nga dy kasaforta hajnat kanë arritur të marrin mbi 20 mijë euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti po hetohet nga organet e rendit, gjegjësisht nga hetuesit e Drejtorisë Rajonale në Pejë.

Deri më tani nuk ka persona të arrestuar, derisa po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve./ Klankosova.tv

lajme të ngjashme