Grabitje e armatosur në Veternik, plagoset një person NULL NULL 17.03.2025 11:47 17.03.2025 11:47 Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 10:30, te Albi Mall në Veternik të Prishtinës, me ç’rast një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë të zjarrit. Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. Ahmeti, tha se bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjestarëve që po siguronin një furgon që transportonte para. “Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, tha Ahmeti. Plagosja në Prishtinë, drejtori i Policisë del në vendin e ngjarjes (VIDEO)