Plagosja në Prishtinë, drejtori i Policisë del në vendin e ngjarjes (VIDEO) NULL NULL 17.03.2025 11:35 17.03.2025 11:35 Një person dyshohet se është plagosur në afërsi të një qendre tregtare në Prishtinë. I njëjti është dërguar për trajtim në QKUK. Dyshohet se atje kishte ndodhur një tentim-grabitje, ku cak ishte automjeti i një kompanie të sigurimit që barte para. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gazmend Hoxha. Deri më tani policia nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me rastin.