Grabitje e armatosur në një market në Lipjan NULL NULL 22.01.2026 09:09 22.01.2026 09:09 Një grabitje e armatosur ka ndodhur të mërkuren rreth orës 19:25 në një market në fshatin Kraishtë të Lipjanit. Dy persona të maskuar e të armatosur, kanë arritur ta marrin arkën me para dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Policia ka nisur hetimin e rastit që po cilësohet si “Grabitje dhe armëmbajtje pa leje”. “Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.