Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Grabitja në Suharekë, arrestohet i dyshuari që ishte në arrati nga nëntori

NULL NULL
01.07.2024 23:03

K. G është arrestuar sonte rreth orës 21:00 në një operacion policor.

Ai ishte në arrati nga muaji nëntor i vitit të kaluar dhe dyshohet se ishte i përfshirë në grabitjen e argjendarisë “Diakos” në Suharekë, e ku u plagos një polic deri një tjetër mori lëndime trupore.

Llogaritet se grabitësit kishin arritur të marrin ari në vlerë prej 250 mijë eurosh.

Lajmi u konfirmua edhe për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Ky është vëllai i Dukagjin Gashit, i cili u vra pas konfrontimit me policinë.

Lokacioni i incidentin ishte lagjja Dragodan në kryeqytet, ku ishin arrestuar disa nga të dyshuarit lidhur me rastin.

Thuhet se Dukagjini kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë dhe autoritetet në vetëmbrojtje kishin përdorur forcën propocionale.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.